Mitrovica edhe me një doktor tjetër shkence, Mexhit Musa mbrojti doktoratën në Universitetin e Travnikut në Bosnjë dhe Hercegovinë

Mitrovica

Mitrovica edhe me një doktor tjetër shkence, Mexhit Musa mbrojti doktoratën në Universitetin e Travnikut në Bosnjë dhe Hercegovinë

Nga: F.B. Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:40
Mexhit Musa

Qyteti i intelektualëve, kulturës dhe sportit, Mitrovica tash e tutje ka edhe një doktor shkence në radhët e veta, bëhet fjalë për Mexhit Musën, farmacistin e diplomuar në Sarajevë, njeriun që ka qenë pjesë e luftës në atë vend dhe ka kontribuar shumë në mbrojtjen e boshnjakëve dhe shqiptarëve gjatë luftës  në Sarajevë.

Në të vërtetë para një komisioni akademikësh të njohur të Bosnjës dhe Hercegovinës: Akademik Prof. dr. Suad Kurtçehajiq, Akademik Prof. dr. Xhemal Najetoviç dhe Prof. dr. Zijad Hasiq, mitrovicasi Mexhit Musa mbrojti doktoraturën me temën "Aspektet ligjore ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit jetësor" në shkencat juridike të Universitetit të Travnikut në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kështu profesori i deritashëm i Shkollës së Mesme të Medicinës “Xheladin Deda” Mexhit  Musa, nga tash është doktor shkence - gradë akademike Doktor i shkencave juridike - në fushën e ngushtë shkencore të së drejtës ndërkombëtare.

Më herët Dr. sci. Mexhit Musa diplomoi në Fakultetin e Farmacisë në Sarajevë, ka specializuar në fushën e Kimisë Toksikologjike po në të njëjtin fakultet, kurse magjistraturën e ka  mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Sarajevës, në Mjekësinë eksperimentale.

Image

Studimet e doktoratës i ka ndjekur në shkencat juridike dhe në ato të farmacisë, pranë Universitetit të Travnikut, ku plot 4 vite ka kryer shumë punime dhe hulumtime shkencore në fushën e mjedisit ne Kosovë, si dhe t’i analizoj veprat penale kundër mbrojtjes së mjedisit dhe në mënyrë krahasuese të studioj Kosovën me shtetet e regjionit, siç është Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.

Rezultatet  e fituara mund të shërbejnë në mënyrë të dobishme për të parë pamjen e përgjithshme të ndotjes së mjedisit, si dhe për të stimuluar të menduarit rreth aktiviteteve në të gjitha nivelet, të cilat mund të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.

Sipas komisionit nga tw dhënat e publikuara edhe në faqen e Universitetit ku doktori - Teza e doktoraturës paraqet punë origjinale dhe të pavarur, duke nxitur vëmendje të duhur me përpunimin sistematik dhe të rregullt të lëndës, qëllimit dhe tërësisë së analizës tematike.

Sipas komisionit është hera e parë në Bosnjë dhe Hercegovinë, që një doktorant bën  hulumtime të tilla dhe arrin që me sukses shembullorë të mbrojë këtë tezë në mënyrë të hapur.

Ky punim do të shërbejë si shembull për gjeneratat e ardhshme si në Bosnjë ashtu edhe në shtetin e Kosovës, ku autori jeton dhe punon.

Problemi i mbrojtjes së mjedisit mund të shihet nga disa aspekte të ndryshme: ekonomike, institucionale, ligjore, politike, etike, ideologjike, metodologjike, globale etj.

Prandaj, me mbrojtjen e mjedisit nënkuptohet një sërë procedurash dhe masash të ndryshme që parandalojnë rrezikun e ndotjes së mjedisit, për të ruajtur ekuilibrin biologjik.

Kuptohet që çështjet mjedisore janë shumë disiplinore, të cilat duhet të studiohen në shumë mënyra. Doktoranti në shumë aspekte e kishte përvojën t’i qaset këtyre hulumtimeve, për arsye se është toksikolog,  por prapëseprapë e kishte një rrugë të vështirë, sepse hulumtimet ishin nga fusha Juridike - e drejta ndërkombëtare.

Kjo temë do të trajtohet në të ardhmen si fenomen dhe si një çështje shumë dimensionale filozofike, shoqërore, psikologjike, institucionale, politike, ideologjike, në mënyrë globale e kështu me radhë, edhe pse tek ne në Kosovë është shumë pak e trajtuar në nivel akademik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat