Përleshje në Mitrovicë, lëndohen dy të inj

Mitrovica

Përleshje në Mitrovicë, lëndohen dy të inj

Nga: F.B Më: 16 mars 2019 Në ora: 09:05
Qendrën Klinike e Spitalit

Dy djem të rinj të moshës 17-vjeçare janë lënduar mbrëmë vonë në lagjen e boshnjakëve në pjesën veriore në Mitrovicë, ka njoftuar Radio Kontakt, ku sipas dyshimeve të para thuhet se ata janë sulmuar nga një grup i të rinjve shqiptarë.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Nemanjina”, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se të lënduar janë të rinjtë L.M. dhe M.K, transmetoi Radio Kontakti, përcjell Bota sot.

Para sulmit njoftohet se verbalisht ishte sulmuar motra e njërit prej të djemve të lënduar.

Ata janë dërguar në Qendrën Klinike të Spitalit në veri ku iu është dhënë ndihma e parë, por nuk ka njoftime lidhur me natyrën e lëndimeve.

Prindi i njëri prej këtyre djemve ka deklaruar për radion se djemtë ishin sulmuar nga një grup i madh i të rinjve shqiptarë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat