Bahtiri: BE-ja po financon kolonizimin e veriut me serbë të cilët kurrë nuk kanë jetuar në Kosovë - Bota Sot
Bahtiri: BE-ja po financon kolonizimin e veriut me serbë të cilët kurrë nuk kanë jetuar në Kosovë

Mitrovica

Bahtiri: BE-ja po financon kolonizimin e veriut me serbë të cilët kurrë nuk kanë jetuar në Kosovë

Nga: A.M. Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:33
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, është shprehur se në veri të vendit është nisur një projekt për kthimin e serbeve (por që realisht sikur edhe deri më tash do të kthehen serbë që asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë) i cili financohet nga Bashkimi Evropian, për këtë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që mos ti mbyllë sytë.

Postimi i plotë:

REAGIM I ASHPËR NDAJ BASHKIMIT EVROPIAN DHE QEVERISË SË KOSOVËS

Mbi 13 mijë shqiptarë të dëbuar me dhunë nga veriu i Kosovës, e veçanësisht nga pjesa veriore e Mitrovicës, akoma nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke jetuar si refugjatë në pjesën jugore të qytetit dhe qytete tjera të Kosovës.

Kthimin e tyre për 20 vite me radhë e penguan strukturat kriminale serbe, qoftë përmes zyrtarëve të zgjedhur në institucione komunale në veri apo edhe përmes grupe mafioze që mbollën terror me veprimet e tyre që shkuan deri në vrasje.

Për kthimin e shqiptarëve në veri është folur shumë edhe nga BE-ja, por asgjë nuk është bërë. Për më keq në veri ka nisur një projekt prej disa milionë euro i ashtuquajtur “Kthimi i qëndrueshëm – mbështetja dhe fuqizimi”, të cilin e financon Bashkimi Evropian, e që ka për qëllim kthimin e serbëve, por që realisht sikur edhe deri më tash do të kthehen serbë që asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë, por të tillë që kanë probleme me banim në Serbi për shkak se janë me origjinë nga vendet tjera të ish Jugosllavisë.

Përmes këtij projekti do të vazhdoj kolonizimi i veriut me serbë nga Bosnja Kroacia dhe Serbia, për ta ndryshuar strukturën etnike në këtë pjesë të Kosovës. Kjo është e turpshme, e patolerueshme dhe duhet të parandalohet.

Po ashtu fajtore për situatën e krijuar është edhe Qeveria e Kosovës, ministritë e së cilës të udhëhequra nga Lista Serbe kanë investuar miliona në veri për kthimin e serbëve, por që faktikisht përmes këtyre investimeve synohet kolonizimi i veriut.

I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që mos t'i mbyll syt përballë kësaj situate të krijuar sa nuk është bërë vonë, sepse durimit nga veprimet e tilla po i vjen fundi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...