Në 20 vjetorin e rënies u nderua profesor Latif Berisha

Mitrovica

Në 20 vjetorin e rënies u nderua profesor Latif Berisha

Nga: Hysni Syla Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:09
Pamje nga homazhet

Në 20 vjetorin e ekzekutimit  nga policia kriminale serbe të personalitetit më emblematik të qytetit të Mitrovicës, Latif Berisha, prijës i shkëlqyeshëm, dijetar, atdhetar,poet e intelektual i jashtëzakonshëm, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë, me në krye kryetarin Safet Kamberi, ka vendos kurora lulesh të freskëta mbi varrin e të ndjerit, në vendlindjen e tij në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku prehen  eshtrat e tij.

Kurora me lule të freskëta kane vendosur eddhe Ismet Beqiri, në emër të Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrrisë, familjarë të Heroit Berisha  dhe shumë përfaqësues të institucioneve  e të subjekteve të tjera.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, në fjalën e tij të rastit vlerësoi lartë figurën e poetit e intelektualit të spikatur, Latif Berisha, duke thënë se ai dhe bashkëpunëtori i tij i ngushte,sindikalisti i njohur mitrovicas, Agim Hajrizi, punuan  shumë dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm por të mirën e Kosovës dhe ardhmërinë e saj.

“Profesor Latif Berisha, ishte kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngusht të kryetarit Ibrahim Rugova. Ai, përveç se ishte kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë, ishte edhe bartës dhe organizatori kryesore i të gjitha aktiviteteve që zhvilloheshin në qytetin buzë Ibrit, për mbijetesën e shqiptarëve që po shtypeshin nga okupatori dhe për kundërshtimin e politikës serbe”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

Profesor Latif Berisha,ishte intelektuali i parë shqiptarë, që forcat  kriminale serbe e ekzekutuan menjëherë pas fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe më 24 mars të vitit 1999. Kjo nuk ishte e rastit. Pushtuesi serb kishte parasysh kundërshtimin e fuqishëm të politikës fashiste serbe që bënin shqiptarët e Mitrovicës nën drejtimin e profesor Latif Berisha, andaj edhe e ekzekutuan në shtëpinë tij dhe në prani të familjes, në pjesën veriore të qytetit, ku ai po banonte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat