Ushtria shqiptare hyn në Mitrovicën veriore, mediat serbe në alarm - Bota Sot
Ushtria shqiptare hyn në Mitrovicën veriore, mediat serbe në alarm

Mitrovica

Ushtria shqiptare hyn në Mitrovicën veriore, mediat serbe në alarm

Nga: F. B. Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:23
Foto e mediave serbe

(E plotësuar) - Rreth 40 ushtarë të KFOR-it, ndër të cilët edhe pjesëtarë të ushtrisë shqiptare kanë qëndruar sot tek ura dhe kanë shëtitur rrugës kryesore në Mitrovicën veri, njofton “Blic” nga burime serbe nga veriu, transmeton “Bota Sot”.

Shfaqja e ushtarëve shqiptar me uniforma ka ngjallur shqetësim në veri të Mitrovicës. Grupi I ushtarëve të KFOR-it fillimisht rreth orës 11.00 ka inspektuar urën kryesore mbi Ibër, ndërsa më pas edhe sheshin në pjesën matanë Ibrit. Ushtarët shqiptarë me trupat e KFOR-it kanë qëndruar në veri rreth një orë.

Në mesin e ushtarëve të KFOR-it kishte edhe shumë pjesëtarë të ushtrisë shqiptare me uniforma dhe kishin shenja të oficerëve. Deri më tani nuk ka ndodhur asnjëherë diçka e tillë. Në shesh që është shëtitorja kryesore në Mitrovicë gjenden edhe 15 lokale edhe kafiqa me bashqe. Prania e oficerëve shqiptarë ka ngjallur shqetësim – ka thënë për Blic një dëshmitar i “shëtitjes”.

Sipas njohurive të KFOR-it në Kosovë është planifikuar hyrja e 300 ushtarëve të Shqipërisë. Burime të Blic thonë se  “shëtitja relaksuese “ e ushtarëve të Shqipërisë është matje e pulsit dhe reagimit në veri.

Askush nuk ka fol asgjë, njerëzit ishin të shokuar. Nuk mund të besonin. Në momentin e fundit shëtitjen e oficerëve shqiptarë e kuptuan si provokim. Paramendohet se “shëtitje” do bëhen edhe në enklava.

***

Portali serb “Alo” ka publikuar një video dhe foto, ku shihen pjesëtarë të KFOR-it në pjesën matanë Ibrit, ndërkohë që ai në një tekst shkruan se “KFOR-i nuk është prononcuar rreth marshimit të një grupi ushtarësh”, transmeton “Bota sot”.

Lidhur me praninë  e një numri të konsideruar të ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-së, KFOR-i nuk është prononcuar, ku në tekst shtrohet pyetja çfarë duan ushtarët e Shqipërisë në veri të Mitrovicës, pasi që atyre  “syrin” iu kanë “vra” ushtarët e Shqipërisë që janë pjesë e misionit të KFOR-it.

“Janë fotografuar tek lapidari i mbretit Lazar, kanë shëtitur sin ë shtëpinë e vetë. Askush nuk di pse kanë ardhur, çka kanë kërkuar këtu. Popullata është frikësuar me ardhjen e tyre, pasi ata janë këtu pak ditë pas kumtesës së Britanisë së Madhe që i këshillon qytetarët e saj që mos të udhëtojnë në veri të  Kosovës”, ka thënë një qytetar.

Ndërkohë teksti përfundon me konstatimin se “Shqipëria nuk ka mision të saj në kuadër të KFOR-it”, gjë që është e pavërtetë, pasi dihet se secili vend i NATO-së ka paqeruajtës në Kosovës, ndonëse numri i tyre mund të jetë i vogël, sikurse është Shqipëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...