Studenti padit Universitetin e Mitrovicës

Mitrovica

Studenti padit Universitetin e Mitrovicës

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:49
Dardan Bunjaku, thotë se familjarizmi nuk ka munguar në këtë universitet. 

Studenti bën kallëzim penal kundër Universitetit të Mitrovicës, për shkak të keqpërdorimeve.

Tashmë ka përfunduar studimet në këtë Univesitet. Por, Dardan Bunjaku, gjatë kohës që ishte student i Juridikut në Universitetin e Mitrovicës, kishte mbledhur informacione dhe fakte për parregullsitë që kanë ndodhur aty për vite të tëra.

E për të gjitha këto parregullsi Dardani ka bërë Kallxim Penal në prokurorinë speciale të Kosovës kundër këtij institucioni të lartë të Arsimit.

Sipas Bunjakut, 60 emrat e përfshirë në këtë kallëzim përgjatë katër viteve, kanë të bëjnë më ngritje ne pozita, punësime, dhe mashtrime në këtë universitet.

Në mungesë të këshillit të Universitetit Bunjaku pretendon se të gjitha procedurat, janë kryer dhe janë vendime të Bashkim Preteni.

Dardan Bunjaku, thotë se familjarizmi nuk ka munguar në këtë universitet. 

E për të gjitha këto akuza është përgjigjur Universiteti i Mitrovicës.

Sipas këtij institucioni, gjate muajit prill dhe maj në Universitetin e Mitrovicës do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, nga të cilat do të zgjidhen të gjitha strukturat dhe organet e reja drejtuese të universitetit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat