Gruaja që dyshohet se u plagos nga burri në Mitrovicë, në gjendje stabile

Mitrovica

Gruaja që dyshohet se u plagos nga burri në Mitrovicë, në gjendje stabile

Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Një grua është plagosur sot në Shipol të Mitrovicës, pasi drejtë saj ka shtënë me pistoletë i dyshuari R.F që thuhet të jetë bashkëshorti i saj.

Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Regjional të Mitrovicës.

Drejtori në Spitalin e Mitrovicës, Zahir Musa, ka thënë se pacientja tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Rreth orës 13:58 në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Mitrovicës ka arrit pacientja e gjinisë femërore, e lindur në vitin 1991”.

“Pacientja ka plagë shpuese dhe lëndime në të dy këmbët, ato plagë nuk kanë qenë plagë të rrezikshme, është ndal gjakderdhja e plagëve”.

“Tani për tani pacientja është e shtrirë në repartin e Ortopedisë, para 20 minutave isha ta vizitojë, gjendja ishte stabile, bënte lëvizje të këmbës dhe të gjurit”.

“Krejt çka ka nevojë pacientes iu është ofruar nga stafi i spitalit të Mitrovicës”, tha Musa.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, të dyshuarit R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” ,“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat