Gjykata vendos për të dyshuarin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë - Bota Sot
Gjykata vendos për të dyshuarin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

Mitrovica

Gjykata vendos për të dyshuarin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Gjykata në Mitrovicë i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit që plagosi gruan e tij në Mitrovicë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

I njëjti dyshohet që ditën e djeshme me datë 05 prill 2019 rreth orës 13.00 në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.

Me këto veprime i dyshuari R.F, dyshohet se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë në tentative” nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 06 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...