Kamberi: Adrijana Hoxhiq krahu i djathtë i Goran Rakiq

Mitrovica

Kamberi: Adrijana Hoxhiq krahu i djathtë i Goran Rakiq

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:40
Safet Kamberi

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës, Safet Kamberi, ka reaguar ndaj emërimit të Adrijana Hoxhiq, në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast Kamberi ka thënë se ky emërim është bërë me bekimin e Listës Serbe.

“Sot, me bekimin e Listës Serbe, Kryeministri Haradinaj ka emëruar Ministre të Pushtetit Lokal njërën nga pengueset kryesore të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në veriun e Mitrovicës”.

Safet Kamberi i cili vije nga radhët e Lidhjes Demokratike ka shtuar se Adrijana Hoxhiq ishte krahu i djathtë i Goran Rakiqit, i cili ishte kryetari i Mitrovicës Veriore.

“Që nga ardhja e Rakiqit si Kryetar i Komunës Veriore të Mitrovicës, ajo ishte dora e djathtë e tij në misionin e tyre të vetëm për të mohuar të drejtat e shqiptarëve në atë pjesë”.

Ndër të tjera ai veprmet e ministres së sapoemëruar i quajti ekuivalente me atë të ish-ministrit Todosijeviq.

Në fund ai pati edhe një porosi për kreun e ekzekutivit:

Kryeministër, t’ka verbu pushteti!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat