Për kontributin e dhënë gjatë luftës, don Lush Sopit, i është ndarë çmimi "Eksodi '99"

Mitrovica

Për kontributin e dhënë gjatë luftës, don Lush Sopit, i është ndarë çmimi "Eksodi '99"

Nga: Lekë Mrijaj Më: 15 prill 2019 Në ora: 21:02
Ndarja e çmimit "Eksodi '99"

Sot në Mitrovicë, nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtirit, dhe OJQ-së "Eksodi '99", e cila kryesohet nga prof. dr. Ali Topalli, u përkujtua 20 vjetori i Eksodit '99 -Të Përkujtojmë Tragjedinê - Festojm Lirinë" kur njesit militare dhe  paramilitare serbe, u vërsulen pa mëshirë  mbi popullatën shqiptare të Mitrovicës me rrethinë, por edhe të viseve tjera të Kosovës, duke i persektuar, vrarë dhe duke i detyruar me dhunë që  të lëshojnë masovikisht shtëpitë dhe trojet e tyre stërgjyshore, për  t’ i deportuar për  në Shqipëri, me qëllim të spastrimit etnik të Kosovës, në realizim të projektit të kryqeçetnikut Cubriloviq, Qosiq e Milosheviq.

Ky takim kulturor përkujtues është mbajtur sot në orën 12:00, në sheshin kryesor të qytetit, në prani të shumë e shumë qytetarve përfaqësueseve të institucioneve qëndrore, lokale të  Kosovës dhe Shqipërisë e klerikë të të dyja komunitetëve shqiptare. Njëkohësisht nga komuna e Klinës të shoqëruar nga don Lushi morën pjesë edhe prof. Ndue Shabani, intelektual i mirënjohur, prof. Mikel Gojani, shkrimtar, Jak Lleshi, veprimtar, Lekë Mrijaj, publicist, Pren e Nikollë Heqimi, veprimtar.

Me ketë rast folën në emër të “Eksodit ‘99” foli prof.dr. Ali Topalli e kryetari Bahtiri, i cili ndau një mirënjohje e veçantë don Lush Sopit, ( klerik të Dioçezës Kosovare, pasardhës i martirëve të Karadakut, "Qytetar Nderi i Mitrovicës"), për kontributin e dhënë vëllezërve të tij të përndjekur mitrovicas nga regjimi mesjetar serb në vitin 1999 pikërisht gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Vlenë të theksohët se kjo është hera e dytë në Mitrovicë që don Lush Sopit, pas çmimit: "Qytetar Nderi i Mitrovicës" i ndahet mirënjohja: "Eksodi '99".

Ky event kulturor "Eksodi '99” është përcjellë me disa pika artistike muzikore të shoqëruara nga artistë të spikatur muzikor.

Ne fund për të pranishmit nga ana e kryetari Bahtiri, u shtrua nje drekë solemne duke vazhduar me tutje me agjendën e shtegëtimit "Eksodi '99",  për në  Zllakuqan, vazhdimi i rrugës për në Peje, Deçan, Gjakovë, Rahovec dhe në  Xërxë për të vazhduar ditën e neserme në drejtim të Kukësit, në përkujtim të 20-vjetorit të deportimint të qytetarve mitrovicas nga shtëpit e tyre.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat