Policia jep detaje rreth shembjes së një pjese të “Adriatiku” - Bota Sot
Policia jep detaje rreth shembjes së një pjese të “Adriatiku”

Mitrovica

Policia jep detaje rreth shembjes së një pjese të “Adriatiku”

Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Mitrovicën Jugore ka dhënë detaje rreth shembjes së sotme të një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”, ku dyshohet se brenda rrënojave ka mbetur një punëtor, për shpëtimin e të cilit janë angazhuar zjarrfikësit.

Komandanti i policisë në Mitrovicë Ahmet Gjosha ka thënë për KosovaPress se kanë qenë gjithsej katër punëtorë duke punuar në vendin ku është shembur një pjesë e objektit.

Sipas tij, tre prej tyre kanë arritur të dalin jashtë derisa dyshohet se njëri ka mbetur brenda dhe po punohet në mënyrë intensive për shpëtimin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, autoambulanca, si dhe një kompani ka dërguar ekskavatorë për pastrimin e hapësirës nga rrënojat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...