Vështirësohen kërkimet për personin që mbeti nën rrënoja në Mitrovicë

Mitrovica

Vështirësohen kërkimet për personin që mbeti nën rrënoja në Mitrovicë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:39
Foto ilustruese

Kërkimet për gjetjen e tij janë vështirësuar dukshëm për shkak të rënies së territ të natës dhe mungesës së ndriçimit.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe mjekësia ligjore, por ende nuk ka asnjë rezultat në gjetjen e personit, raporton veriu.info.

Shembja e objektit ka ndodhur para pak kohësh, kur aty 4 punëtorë ishin duke kryer punime për renovimin e tij.

Shembjes arritën t’i shpëtojnë 3 nga punëtorët që arritën të dalin jashtë, kurse njëri mbeti brenda rrënojave e për të cilin nuk ka ende asnjë informacion.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat