Bahtiri: Të mos ndalen për asnjë minutë kërkimet deri në gjetjen e të riut të zënë nga gërmadhat

Mitrovica

Bahtiri: Të mos ndalen për asnjë minutë kërkimet deri në gjetjen e të riut të zënë nga gërmadhat

Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:14
Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga FSK, Zjarrfikësit, Policia dhe përgjegjësit e tjerë, që për asnjë minutë mos t’i ndalin kërkimet për të riun i cili ka mbetur nën gërmadhat e shembjes së hotelit Adriatiku në Mitrovicë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se edhe “pse ndodhem jashtë shtetit për një vizitë tek familja ime, jam duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut, ku vazhdimisht jam në kontakt me gjitha organet shtetërore relevante për rastin”

“Kërkoj nga FSK-ja, ekipi i shpëtimtarëve të Zjarrfikësve, Policia dhe personat tjerë përgjegjës, që për asnjë minutë mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat e ish hotelit “Adriatiku”.”

“Edhe pse ndodhem jashtë shtetit për një vizitë tek familja ime, jam duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut, ku vazhdimisht jam në kontakt me gjitha organet shtetërore relevante për rastin”

“Të lutemi që i riu të gjendet shëndosh e mirë”, ka thënë Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat