Haradinaj: Autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit - Bota Sot
Haradinaj: Autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit

Mitrovica

Haradinaj: Autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit

Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatikut”, ka theksuar se të gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë sektor duhet të ndërmarrin masa emergjente në përmirësimin e kushteve dhe mënyrën e punës.

“I shqetësuar me rastet e sotme të shembjes së ndërtesave në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejt jetën e punëtorëve dhe qyetarëve përreth. Këto dy raste, me të drejt nxisin reagimet e gjithsecilit për mënyren dhe kushtet e punës në industrinë e ndërtimit dhe më shumë për përgjegjësinë e Komunave në dhënien e lejeve dhe Inspektoratit në kontrollimin e punimeve.  Të gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë sektor duhet të ndërmarrin masa emergjente në përmirësimin e kushteve dhe mënyren e punës. Në këto momente autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit të ngujuar nga gërmadhat e shembjes së objektit në Mitrovicë dhe ky aksion nuk do të kalojë pa ndërmarrjen e masave konkrete që ngjarja e sotme të mos përsëritet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...