Flet familjari i të riut që vdiq dje në Mitrovicë

Mitrovica

Flet familjari i të riut që vdiq dje në Mitrovicë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:16
Visar Behrami

Djali i axhës së Visar Behramit i cili ndërroi jetë tragjikisht të hënën në Mitrovicë ka thënë për arbresh.info se ka pas angazhim të Institucioneve për kërkimin e trupit të Visarit.

“Visari ka qenë dje në vendin e punës dhe papritur ka ndërkohë shembja e hotelit. Ka pas një angazhim të madh të Institucioneve, Policisë, zjarrfikësve dhe FSK-së”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se edhe kanë pas mbështetje nga komuna.

“Edhe kryetari i komunës ka qenë gjithmonë ne kontakt me ne sikurse edhe drejtori i emergjencës, Nehat Bahtiri i cili ka qenë edhe heroi i ditës së djeshme”, ka thënë ai.

Duke mos dashur të flas për fajtorët familjari i Visar Behramit ka thënë se përgjegjësit dihen

“Për shkaqet si ka ndodhë nuk mund të flas por mund të them se ai ka qenë në punë, u shemb dhe e zënë. Nuk kam autorizim, as përgjegjësi qytetare ta akuzoj askënd por përgjegjësit dihen”, ka përfunduar ai

Ndryshe Visar Behrami mbrëmjen e së hënës është zënë nga një pjesë e mureve  të shembura të ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë

Pas disa orë kërkimi, pas mesnatës është gjetur trupi i pa jetë i Visari.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat