Bahtiri ndan 2 mijë euro nga buxheti personal për varrimin e të riut mitrovicas - Bota Sot
Bahtiri ndan 2 mijë euro nga buxheti personal për varrimin e të riut mitrovicas

Mitrovica

Bahtiri ndan 2 mijë euro nga buxheti personal për varrimin e të riut mitrovicas

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:50
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se i ka ndarë dy mijë euro nga buxheti i tij personal për t’i mbuluar shpenzimet e varrimit të Visar Behramit

Behrami 27-vjeçar, vdiq dje si pasojë e shembjes së ndërtesës së ish-Adriatikut në Mitrovicë.

Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se i pari i tyre u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Behramit, ku edhe i ka njoftuar se do t’I ndajë 2 mijë euro për varrimin e të riut.

Postimi i plotë:

Kryetari Bahtiri dërgon telegram ngushëllimi për familjen Behrami

E nderuara familja Behrami,

Qytetarët e Komunës së Mitrovicës me pikëllim dhe dhembje morën lajmin për aksidentin që i mori jetën djalit tuaj, Visarit.

Për humbjen e djalit, familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, andaj në shenjë solidarizimi me dhimbjen tuaj nga buxheti im personal do të ndajë shumën prej 2000 euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

Ndajmë me ju dhimbjen e madhe.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për birin tuaj.

Agim Bahtiri,

Kryetar i Komunës së Mitrovicës

Linku: https://kk.rks-gov.net/…/kryetari-bahtiri-dergon-telegram-…/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...