Faruk Mujka thotë se punimet tek ish-hoteli ”Adriatik” u zhvilluan pa leje, kompania ishte e palicencuar - Bota Sot
Faruk Mujka thotë se punimet tek ish-hoteli ”Adriatik” u zhvilluan pa leje, kompania ishte e palicencuar

Mitrovica

Faruk Mujka thotë se punimet tek ish-hoteli ”Adriatik” u zhvilluan pa leje, kompania ishte e palicencuar

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:07
Shembja e ish- hotelit Adriatiku në Mitrovicë

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka thënë se për punimet të cilat ishin duke u zhvilluar në objektin e ish-hotel ”Adriatikut”, askush nuk kishte marrë leje nga komuna siç parasheh ligji.

Mujka në Info Magazine pohoi se ky fenomen i zhvillimit të sanimeve të problemeve të ndërtesave të vjetra, që po ndodhë pa kërkesë zyrtare dhe pa leje, është bërë shqetësues dhe duhet të merren masa në parandalimin e kësaj dukurie.

”Kishte tepër shumë njerëz në varrimin e Visar Behramit, ishte numër i madh i punëtorëve nga sektori i ndërtimtarisë, shumica e tyre e përjetonin nga afër momentet tragjike që i ndjeri përjetoi”.

”Si ngjarje tragjike, është dhimbje e madhe, e këtë dhimbje e kanë përjetuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës”.

”Është një problematikë ndër më të mëdhatë në Kosovë, bëhet fjalë për një objekt hotel që është privatizuar nga 2005 dhe nga atëherë nuk është pronë komunale por pronësi private. Nga ai vit ka qenë jashtë përdorimit. Është obligim ligjor, qoftë renovim apo sanim të problemeve duhet të marrin leje paraprake, nuk ka pasur leje, as nuk ka pasur kërkesë për renovim të këtij objekti”.

”Punët janë zhvilluar në ditët e vikendeve, s’ka pasur as mundësi kontrolle rigoroze. Punët kanë qenë duke u zhvilluar nga brenda, dhe s’kemi pasur mundësi sesi ta dijmë që po ndodhë dicka aty pasi inspektorët kanë qenë të fokusuar në vëzhgimin e procesit të zbatimit të ligjit për funksionimin e punës në ditët e vikendit”.

”Është shqetësuese fenomeni i intervenimeve në objekte, pa kërkuar leje, kryerja e punëve kokë në vete që po sjell deri në momente të tilla. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në aksionin e shpëtimit, duke filluar nga organet komunale”.

”Lajmin e kam pranuar 20 minuta pas ngjarjes, pash se ndërhyrjet e para kanë qenë nga ana e pasme e hotelit, por duke parë që ekziston një rrezik i shembjes totale, kemi menduar që ka qenë më i nevojshëm intervenimi nga kjo pjesë. Sipas informatave ishin katër punëtorë, tre nga ta kishin arritur të dilnin me kohë por fatkeqësisht viktima jo, atë e kishte zënë pllaka e katit të parë”.

”Është më ndryshe të flasim, ky objekt është i vjetër i fillim-viteve të 70-ta. Nuk e dimë saktë çka ka ndodhur, porse ka pasur tentativa të thyerjes së murit apo shtyllave me qëllim të rritjes së sallës. Duke ditur që është objekt i vjetër ka ardhur deri tek rrënimi”.

”Në bashkëpunim me drejtorinë e emergjencave, kemi vendosur që të vijmë nga kjo anë, por duke pasur kujdes që të mos ketë vibrime të shumta që të mos rrezikohej edhe pjesa e tjetër e objektit për tu rrënuar”.

”Banorët janë urdhëruar t’i lëshojnë shtëpitë dhe banesat e tyre. Sot në mëngjes kemi formuar një komision, nga zyrtarët e drejtorisë së urbanizimit dhe emergjencave që do ta përpilojnë gjendjen aktuale të objektit dhe çka duhet të veprojmë tutje. Ky objekt është i privatizuar, por ne do të japim rekomandime”.

Faruk Mujka theksoi po ashtu se në kuadër të sektorit të ndërtimtarisë, Mitrovica ka tre inspektorë që mbikëqyrë apo vëzhgon proceset e zhvillimit të punimeve nga kompanitë.

”Mitrovica ka tre inspektorë ndërtimi. Inspektorati i punës është pjesë e Ministrisë, kemi pasur katër deri në vitin e kaluar por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë dhe kemi ngelur me tre. Me këta tentojmë t’i dalim ballë punës, varësisht nga dinamika e punës”.

”Është dallim nëse punimet zhvillohen brenda dhe nuk janë të lajmëruara, sepse nuk mund të kemi vëzhgime që të dimë se çka saktë po punohet edhe brenda. Paraprakisht dua të them që përveç inspektorëve punën e tyre do ta kryejnë edhe prokurorët edhe gjyqësia. Sepse do të dihet cili ka qenë impakti i gjyqësisë në këtë çështje. Nuk është puna vetëm tek inspektorët”.

”Assesi nuk mund të anashkalohet përgjegjësia e inspektorit, por është një hallkë më e gjerë përtej inspektorit. Duhet të ketë shembuj që do të tregonin me të vërtetë që shteti ekziston. Mënyra e tillë e pa-ndëshkueshmërisë na sjellë deri këtu pa ndonjë paralajmërim”.

”Gjëja më e thjeshtë ka qenë në drejtorinë e Urbanizmit për të pasur një kontroll dhe për të vazhduar punimet. Ka qenë një kompani që ka marr punëtorë krahu në bazë ditore, nuk ka qenë kompani e licencuar. Kanë marrë punëtorë krahu, ata ishin që donin të siguronin bukën dhe nuk kanë pasur eksperiencë se si funksionojnë veprimtari të tilla”.

”Sot kur ishim në mëngjes tek familja e të ndjerit, shprehëm gatishmërinë që të jemi pranë familjes, për momentet që po përjeton familja por edhe i gjithë opinioni kosovar. Çka do që ka të nevojshme do të jemi këtu për t’i ndihmuar asaj familje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...