Situata në veri e tensionuar për shkak të zgjedhjeve lokale

Mitrovica

Situata në veri e tensionuar për shkak të zgjedhjeve lokale

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:29
Ilustrim

Gjenda e sigurisë në Kosovë është stabile, ndonëse në veri gjendja është më e tensionuar për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore.

Kështu tha  drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë raportimit para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.

Para këtij komisioni ka raportuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, të cilët përveç për gjendjen e  sigurisë në Kosovë folën edhe incidentet që kanë motive ndëretnike për të cilat u thanë se janë në rënie, por që si shqetësim paraqiten rritjen e aksidenteve me fatalitet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se gjendja e sigurisë në veri është e tensionuar, dhe tensionet te qytetarët e asaj ane po e shton edhe mos dhënia e shërbimeve.

Ai ka paralajmëruar disa ndryshime në stacionet policore me qëllim që qytetarët atje të mos të ndihen të kërcënuar.

Qalaj: Situata në veri më e tensionuar

“Sa i përket gjendjes dhe situatës në veri edhe atje konsiderojmë se kemi një situatë të sigurisë mjaftë të qetë dhe stabile edhe pse e tensionuar bukur shumë sidomos tash para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen, them se në veri situata është në veri më ndryshe, në pjesën veriore të Kosovë për faktin se shumë vite më parë kemi tensione të ndryshme që vijnë si pasojë e grupeve të ndryshme të interesit, grupeve të ndryshme kriminale, intervenimeve nga jashtë, ndikimit të shtetit serb apo ndarjes e strukturave veriore, dhe mund të them po ashtu se dhe qytetarët normal janë mjaft të tensionuar meqenëse dhe nga institucionet nuk kanë shërbime më të mira të mundshme,” tha Qalaj.

Udhëheqësi i Policisë së Kosovë si shqetësim ka paraqitur numrin e madh të aksidenteve me fatalitet, për çka tha se ka rritje për 42 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Qalaj: Kemi rritje të aksidenteve me fatalitet

“Në fushën e aksidenteve të trafikut në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi pasur 3421, ndërsa tani i kemi 2960 apo 13,47 për qind më pak, ndërsa aksidente fatale siç thash edhe më herët kemi më shumë kemi pasur 14 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar tani i kemi 20 apo kemi një ngritje prej 42,85 për qind kjo është mjaft shqetësuese”, tha Qalaj.

Lidhur me incidentet me motive ndëretnike ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa tha se dikasteri që drejton është i përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe zbatimit të  ligjit, për të pasur një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët.

Mustafa: Po punojmë seriozisht që komunitet të trajtohen të barabarta

“Në fushën e kontrollit dhe masave zbatuese ministria e Punëve të Brendshme punon seriozisht që pjesëtarët e komuniteteve të trajtohen të barabartë dhe kur të jetë nevoja të diskriminohen në mënyrë pozitive, siç kemi raportuar edhe më herët për të ofruar ndjenjën e sigurisë të komunitetit jo shumicë është e rëndësishme edhe përfaqësimi dhe pasqyrimi i strukturës etnike në strukturat e drejtësisë”, tha Mustafa.

Duke folur për incidentet ndëretnike Qalaj u shpreh se Kosova ka rënie sa i takon këtyre incidenteve, ku në këtë tremujor janë katër raste të krimeve ndëretnike, ndërsa përkujtoi se vitin e kaluar ishin 87 raste të incidenteve ndëretnike.

Qalaj: Kemi rënie të rasteve me motive ndëretnike

“Rastet me motive ndëretnike në Kosovë janë në rënie e sipër edhe herën e kaluar edhe tani po e potencoi se tani më çështja e definimit të krimeve ndëretnike është strikt e bazuar në Kodin Penal të Kosovës. Në vitin 2018 për komplet vitin kemi pasur 10 raste të krimeve ndër etnike të cilësuara nga ne dhe prokuroria dhe nga këto 10 raste, 9 raste janë zbuluar dhe dërguar në prokurori, zbulueshmëria është qind për qind dhe vetëm një rast është ende nën hetime dhe po e potencoj që të dyshimtë për këto raste janë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme që janë në Kosovë, sikurse që edhe viktimat janë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme. Në periudhën kohore janar-mars 2019 i kemi katër raste të krimeve ndëretnike dy raste janë zbuluar dhe dërguar në prokurori, ndërsa dy raste janë ende nën hetime,” tha Qalaj.

Anëtari i Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Veton Berisha kanë kërkuar kujdes që një i dyshuar të mos identifikohet në bazë të komunitetit se kjo mund të nxitë dhunë ndëretnike.

E në përgjigjen e tij, drejtori i Policisë tha se ky është një standard evropian që ata e praktikojnë, ku në bazë të emrit të të dyshuar jepet vetëm etnia.

Gjatë kësaj mbledhje u votua formimi i grupit të punës lidhur me mbikëqyrjen e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat