Zbulohet shtatorja e dëshmorit Artim Jasharit në Mitorvicë

Mitrovica

Zbulohet shtatorja e dëshmorit Artim Jasharit në Mitorvicë

Nga: A.SH Më: 6 maj 2019 Në ora: 14:30
Bekim Jashari

Në qytetin e Mitrovicës, në 21 vjetorin e rënies heroike të tij, është bërë zbulimi i shtatores së dëshmorit Artim Jashari.

Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari, tha se Artim Jashari, me shpirtin e tij liridashës dallohej që në moshën e re, në demonstratat e 89-s, për të vazhduar më vonë edhe si njëri ndër organizatorët e demonstratave që organizoheshin në të gjitha shkollat e mesme të komunës së Mitrovicës.

“Sot janë krenarë familja dhe i gjithë populli me veprën heroike të Artimit, për sakrificën e pashembullt në shërbim të lirisë së popullit tonë”shkruan Jashari në Facebook.

Postimi i plotë:

Liria dhe pavarësia nuk do të ishin të garantuara pa luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa sakrificën sublime të popullit tonë dhe pa trimërinë e heronjve tanë.

Artim Jashari ishte njëri ndër ta, që me shpirtin e tij liridashës dallohej që në moshën e re, në demonstratat e 89-s, për të vazhduar më vonë edhe si njëri ndër organizatorët e demonstratave që organizoheshin në të gjitha shkollat e mesme të komunës së Mitrovicës.

Sot e kësaj dite i kemi të freskëta kujtimet nga ngjarja e 6 majit të vitit 1998, ku para se të bie në altarin e lirisë, vetura e policisë serbe ishte bërë shoshë nga krismat e automatikut të tij, ndërkaq gjaku i lirisë kishte skuqur asfaltin.

Në 21 vjetorin e rënies heroike të tij, është bërë zbulimi i shtatores së dëshmorit Artim Jashari.

Sot janë krenarë familja dhe i gjithë populli me veprën heroike të Artimit, për sakrificën e pashembullt në shërbim të lirisë së popullit tonë.

Lavdi trimit Artim Jasharit!

Image
Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat