Atiq pasi voton: Jemi optimist

Mitrovica

Atiq pasi voton: Jemi optimist

Më: 19 maj 2019 Në ora: 08:31
Erden Atiq

(E plotësuar) - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, pasi ka votuar është shprehur se procesi i votimit është duke shkuar me një ritëm konstant, ndërsa ka deklaruar se janë optimist sa i përket pritjeve të tyre.

I pyetur se a beson se do të fitojë, Atiq tha se duhet të persin orën 19:00, derisa ka deklaruar se nga këto zgjedhje presin faktorizim.

Atiq: Deri tash është duke shkuar me një ritëm konstant, jemi optimist

“Sapo e përfundova obligimin tim qytetar, qysh është zakon dhe traditë bëjë ftesën gjithë qytetarëve të kësaj pjese të dalin me krye obligimin e tyre. Ende është herët, deri tash është duke shkuar me një ritëm konstant, jemi optimist... Të shohim pas orës 7... Faktorizimi, nënstop e kemi thënë këtë, e kemi pasur përkrahjen edhe të subjekteve të tjera, ka pasur një fushatë mund të them dinjitoze qytetare, fushatë të civilizuar dhe kjo na jep shpresë goxha shumë”, tha ai.

Image
Image

Kundërkandidat të Erden Atiq janë Kandidati i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Gonxhe Çaushi nga PDK.

Voton kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq

Kandidati për komunën e Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq ka dhënë votën e tij. 

Atiq ka votuar në një nga qendrat e votimit në Lagjen e Boshnjakëve.

Arsyeja kryesore që e ka shtyrë të kandidojë për kryetar është se ka në plan bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Votimi i kandidatit të VV-së 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, po voton në Lagjen e Boshnjakëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat