Çaushi: Qytetarët e veriut sot përcaktojnë drejtimin për vendin - Bota Sot
Çaushi: Qytetarët e veriut sot përcaktojnë drejtimin për vendin

Mitrovica

Çaushi: Qytetarët e veriut sot përcaktojnë drejtimin për vendin

Më: 19 maj 2019 Në ora: 09:37
Gonxhe Çaushi

(E plotësuar) - Kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi pas votimit duke shpresuar në një fushatë dinjitoze, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë.

Ajo tha se janë të barabartë në garë, dhe se shpreson që votuesi do të përcakoj fituesin.

Çaushi: Është shumë e rëndësishme vota e qytetarëve

“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, është shumë e rëndësishme vota e tyre në mënyrë që të përcaktojnë drejtimin se ku dëshirojnë të qojnë vendin”, tha ajo.

Ndryshe, në Mitrovicën e Veriut, të drejtë vote kanë mbi 22 mijë qytetarë, ku numri i vendvotime është 27.

Kandidatë për këtë komunë janë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe.

***

Kandidatja e PDK-së për komunën e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi ka votuar në Lagjen e Boshnjakeve.

Ajo falënderoj komisionarët dhe ata që po votojnë për herë të parë. 

“Falënderoj te gjithë komisionarët për kontributin e tyre, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Gjithashtu te përshëndes qe votojnë për here te pare. Mendoj qe kemi bere një fushat dinjitoze. Ftoj te gjithë qytetare te votojnë. Është shume e rëndësishme vota e tyre për ti dhëne drejtimin që duan vendit.”, u shprehë Çaushi.

Votimi i kandidatit të PDK-së

Kandidatja e PDK-së për Mitrovicën e Veriut, Gonxhe Çaushi voton në lagjen e Boshnjakëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...