22 vjeçarin e plagosur mbrëmë në Mitrovicë, e dërgojnë në Beograd - Bota Sot
22 vjeçarin e plagosur mbrëmë në Mitrovicë, e dërgojnë në Beograd

Mitrovica

22 vjeçarin e plagosur mbrëmë në Mitrovicë, e dërgojnë në Beograd

Nga: F. B. Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:18
Ilustrim

Mbrëmë është raportuar për plagosjen e një personi të moshës së re, në pjesën matanë Ibrit në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për të riun me nacionalitet serb (22 vjeçar) që mori plagë nga arma e zjarrit në afërsi të qendrës në Mitrovicën veri, njofton “B92”, transmeton “Bota sot” duke njoftuar se sot ai është transportuar për spital në Beograd.

Gjendja e të riut të plagosur sipas personalit të spitalit rajonal në veri, është stabile, ai është R. M. (1997) që mori plagë nga arma e zjarrit, ndërsa pas ndihmës së parë është operuar dhe gjendja  e tij është stabile.

Pas operimit dhe sanimit të plagës, është vendosur që ai të bartet në Beograd, për shkak të mundësisë së komplikimeve kanë thënë në spitalin e Mitrovicës.

Konfrontimi me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas orës 23 në pjesën e shëtitores tek qendra e qytetit matanë Ibrit dhe në kohën e incidentit kishte shumë shëtitës por edhe qytetarë në lokalet e shëtitores.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë qenë në vendin  e ngjarjes dhe kanë marr edhe xhirimet nga kamerat e sigurisë, me qëllim që sa më parë të identifikohet dhe arrestohet kryesi i sulmit.

"Rasti është cilësuar si tentim-vrasje ndërsa nën dyshimin e implikimit një person është marr në bisedë nga policia. Ende nuk ka informata rreth motivit të këtij sulmi “ ka thënë zëvendës drejtori i Policisë rajonale në veri Besim Hoti.

Mësohet se i lënduari nuk njihet si person me të kaluare kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...