Agim Bahtiri reagon pas përleshjes fizike që ka ndodh mes pjesëtarëve të LDK-së

Mitrovica

Agim Bahtiri reagon pas përleshjes fizike që ka ndodh mes pjesëtarëve të LDK-së

Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:19
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas përleshjes fizike që ka ndodhur sot  në mes pjesëtarëve të LDK-së teksa po mbaheshin zgjedhjet për kryetar të nëndegës së qendrës në Mitrovicë.

Bahtiri tha se përleshjet fizike nuk i kontribuojnë politikës, njofton Klan Kosova.

“Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë”.

“Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune”.

“Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka shkruar Bahtiri në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat