Kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës së Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi ka akuzuar LDK-në dhe VV-në, se janë duke tentuar të tregtojnë votën me qëllim që të rrisin numrin e pjesëmarrjes së votuesve të Listës Serbe, me qëllim që këta të fundit të rritin numrin e votuesve të VV-së dhe t’i paraqesin si fitues.
Për gjitha këto shqetësime, ajo njoftoi në një konferencë për media se do t’i lajmërojnë organet kompetente.
Çaushi: Ka tregtim të votave që kanë të bëjnë me LDK-në dhe VV-në
“Kemi disa shqetësime ne si Parti Demokratike që dyshohet sipas informacioneve të terrenit se ka tentim të tregtimit të votave. Kur e them këtë, ka të bëjë me LDK-në dhe VV-në duke tentuar të rrisin pjesëmarrjen e numrit të votuesve të Listës Serbe. E këta të fundit të rritin numrin e votuesve të VV-së dhe t’i paraqesin si fitues. Për gjitha këto shqetësime do t’i lajmërojmë organet kompetente. Po besoj që ata do të merren më këto punë”, tha Çaushi.