Ndërpritet procesi zgjedhor në tërë degën e LDK-së në Mitrovicë - Bota Sot
Ndërpritet procesi zgjedhor në tërë degën e LDK-së në Mitrovicë

Mitrovica

Ndërpritet procesi zgjedhor në tërë degën e LDK-së në Mitrovicë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 19:29
Mitrovicë

Punimet e Kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të LDK-në “Iliridë” dhe “Qendër” në Mitrovicë, të cilat do të duhej të mbaheshin sot në ora 14:00, janë ndërpre në fillim të punës, anipse në to ishin të pranishëm edhe të deleguarit e Kryesisë Qendrore të  LDK-së, për ta monitoruar procesin.

Kuvendet janë ndërpre për shkak të drejtimit dhe menaxhimit skandaloz nga ana drejtuesve të kuvendeve të procesit, pasi që ata nuk ndërmorën asnjë hap për pamundësimin e përpjekjeve që të ndikohet në procesin zgjedhor, duke lejuar që pjesë e këtij procesi të bëhen edhe personat që nuk ishin anëtarë të këtyre nëndegëve dhe të atyre që nuk ishin fare anëtarë të  LDK-së, por të partive tjera politike në Mitrovicë.

Po ashtu, drejtuesit e këtyre dy kuvendeve nuk u angazhuan fare për të qetësuar sjelljet agresive e të dhunshme të disa personave, sidomos në nëndegën “Qendra”.

Me qëllim të qetësimit të situatës dhe tejkalimit të problemeve aty ku ka dhe të konsolidimit të procesit zgjedhor, kryetari i Degës së LDK-së  në Mitrovicë, Safet Kamberi, pas një konsultimi me drejtuesit e LDK-së në Prishtinë, ka marrë vendim që të ndërpritet i tërë procesi zgjedhor i Degës së LDK-së në Mitrovicë.  Procesi  zgjedhor do të vazhdoj  pasi që për këtë të marrin vendim Kryesia Qendrore dhe ajo e LDK-së në Mitrovicë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...