Veseli: Falënderoj qytetarët për besimin që PDK të dalë parti fituese shqiptare

Mitrovica

Veseli: Falënderoj qytetarët për besimin që PDK të dalë parti fituese shqiptare

Më: 19 maj 2019 Në ora: 22:07
Kadri Veseli

Kryekuvendari Kadri Veseli, njëherit kryetari i PDK-së ka përgëzuar qytetarët për procesin zgjedhor të zhvilluar sot në katër komunat veriore, ndërsa i ka falënderuar që i dhanë beismin më të madh PDK-së tek partitë shqiptare.

Veselit thotë se zgjedhjet e sotme konfirmuan sovranitetin institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës.

“Përgëzoj qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe i falënderoj ata për përkrahjen bindëse dhe besimin e madh për partinë e tyre, për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti fituese shqiptare. Me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës. Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re”, ka shkruar Veseli në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat