UNMIK kërkon lirimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve të vet të arrestuar në Veri

Mitrovica

UNMIK kërkon lirimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve të vet të arrestuar në Veri

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:27
Ilustrim

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar lirimin e dy punëtorëve të vet që janë ndaluar sot gjatë aksionit të Policisë në veri.

UNMIK-u është duke përcjellur me shqetësim të thellë zhvillimet sot në veri të Kosovës, përfshirë ndalimin e dy punonjësve të OKB-së gjatë kryerjes së detyrave të tyre nga ana e Policisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e UNMIK.

“Që të dy punonjësit më vonë janë transferuar në spital për trajtim të lëndimeve.  Jemi në përcaktim të rrethanave të sakta, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren”, thuhet një njoftim.

“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Z. Zahir Tanin ftoi për lirim të menjëhershëm të punonjësve të OKB-së, duke shtuar se “çfarëdo dëmi shkaktuar punonjësve të Kombeve të Bashkuara do të përcillet me përgjigje më të larta diplomatike dhe ndërkombëtare ligjore”.

“Ftoj të gjitha palët t’i respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit të gjithëve për jetë dhe liri, dhe të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në atë pjesë.”

UNMIK-u thotë tutje se do të ofrojë më tepër informata në kohë të duhur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat