Lista Serbe nis protestën në Mitrovicë

Mitrovica

Lista Serbe nis protestën në Mitrovicë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:13
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Siç ishte paralajmëruar Lista Serbe po mban protestë në veri të Kosovës.

Tashmë ka filluar protesta e Listës Serbe e paralajmëruar nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, me rastin e aksionit të njësive speciale në veri të Kosovës.

Protesta po mbahet në sheshin qendror të pjesës veriore të Mitrovicës.

Image

Rakiq tha dje, e martë, se njësitë speciale, në momentin kur përfaqësuesit e ligjshëm të serbëve, përfaqësuesit politikë dhe drejtorët e institucioneve publike ishin në Parlamentin e Serbisë për të diskutuar për Kosovën, sulmuan brutalisht banorët e Zubin Potokut.

“Ata shfrytëzuan momentin kur pas zgjedhjeve lokale kryetarët e komunave nuk kanë marrë ende funksionet e tyre. Sipas deklaratave që vijnë nga Prishtina, ne ende nuk jemi kryetarë komunash, por në shërbim të qytetarëve dhe ne jemi ende qytetarë të zakonshëm”, tha Rakiq.

Kujtojmë se nga aksioni i policisë së Kosovës u arrestuan 19 zyrtarë policorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ryshfet dhe kontrabandim. 11 zyrtarë policor ishin serb, 4 shqiptar dhe 4 boshnjak. Inspektorati i Policisë së Kosovës tha dje se policët janë suspenduar nga detyra dhe u është caktuar masë ndalese prej 48 orësh.

***

Kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, iu ka bërë thirrje qytetarëve të katër komunave në veri që të protestojnë sot ndaj aksionit të djeshëm të njesisë speciale në këtë territorr.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat