Bahtiri bisedoi me drejtuesit e Bashkësisë Islame

Mitrovica

Bahtiri bisedoi me drejtuesit e Bashkësisë Islame

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:15
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin për Planifikim dhe Urbanizëm, Besnik Beka, kanë pritur në takim  kryetarin e Bashkësisë Islame (BI) të Mitrovicës, Irfan Krasniqi, me bashkëpunëtorë, me të cilët është biseduar për çështje me interes të përbashkët dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit.

Drejtuesit e BI-së gjatë këtij takimi njoftuan kryetarin Bahtiri lidhur me projektin për ndërtimin e xhamisë në fshatin Shupkofc, donacion ky i mbështetur  nga organizata humanitare “Qatar Charity”.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Irfan Krasniqi, ka thënë se është e rëndësishme për tërë qytetin  ndertimi i kësaj xhamie,  si një shtëpi e Zotit, ku të rinjtë do të marrin dije dhe besim që të jetojnë në paqe dhe harmoni me të gjithë të tjerët, ashtu siq e ka pasur traditë gjithmonë Mitrovica.

Ndërsa kryetari Bahtiri theksoi se lajmi për ndërtimin e xhamisë, është një lajm i mirë për qytetarët tanë, sidomos për besimtarët myslimanë, që ti kryejnë obligimet e tyre.  Ai ofroj mbështetjen e tij, ndërkohë që komuna do të ofroj me kohë të gjitha lejet e nevojshme për ndërtim e kësaj xhamie.

Kryetari Bahtiri ju tha përfaqësuesve të BI-së të Mitrovicës se ai dhe Komuna gjithmonë kanë qenë për bashkëpunim të mirë me BI-në dhe kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat