Policia në komunitet ndihmon 15 familje me ndihma ushqimore

Mitrovica

Policia në komunitet ndihmon 15 familje me ndihma ushqimore

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:55
Foto

Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka bërë identifikimin e disa familjeve në nevojë, me ç’rast ka organizuar një aktivitet me bazë në komunitet me qëllim të ofrimit të ndihmës ndaj këtyre familjeve.

Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, ka bërë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe higjienike për 15 familjet e identifikuara.

Angazhimet aktive të  policisë në komunitet, në vazhdimësi po reflektojnë  filozofinë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të  identifikuar dhe zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen komuniteti ç’do ditë. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është rritja e sigurisë dhe ofrimi i ndihmës për komunitetin .                            

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat