Policia zmbrapset në veri, qytetarët lirojnë kombin me mall kontrabandë - Bota Sot
Policia zmbrapset në veri, qytetarët lirojnë kombin me mall kontrabandë

Mitrovica

Policia zmbrapset në veri, qytetarët lirojnë kombin me mall kontrabandë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:25
Ilustrim

(E plotësuar) - Një kombi përplot me mallra kontrabandë që ka hyrë ilegalisht nga Serbia, është ndaluar nga një patrullë e policisë së Kosovës sot rreth mesditës në fshatin Zhitkovc të Zveçanit, por përkundër përpjekjeve për ta dërguar në terminalin doganor, një gjë e tillë ka dështuar.

Sipas këtyre burimeve, dërgimin e mallit në terminal e kanë penguar banorët e Zhitkovcit, të cilët janë tubuar sapo kanë kuptuar për çfarë po bëhet fjalë, ndërsa patrulla policore pas rreth një orë përpjekje, është tërhequr.

“Më shumë se 60 qytetarë janë tubuar shumë shpejt dhe kanë kundërshtuar policët për ta marrë kombin. Ka pasur edhe fyerje dhe fjalë të rënda nga qytetarët në drejtim të policëve. Patrulla e policisë ka pritur përforcime gati një orë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe është detyruar të tërhiqet”, kanë thënë burime të kp-it, duke shtuar se malli ka qenë i dedikuar për kompaninë ‘Vrbas’ në veri të Mitrovicës, pronar i së cilës është personi me mbiemrin Vllashkoviq.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Bratislav-Bane Radoviq, nuk e ka pohuar dhe as mohuar ngjarjen.

“Deri tani nuk më ka ardhur ndonjë raport zyrtar rreth kësaj, andaj nuk mund t’ju them asgjë”, ka thënë Radoviq.

Rrahje mes policëve në Mitrovicë

Uglesha Jarediq dhe Bane Bozhoviq, pjesëtarë të Njësisë për reagim të shpejtë në kuadër të policisë së Kosovës në veri, janë përleshur mes vete fizikisht, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerr edhe armën zyrtare, por falë kolegëve prezentë, nuk ka arritur ta përdorë, bëjnë të ditur burime.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot paradite në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, ndërsa përkundër lëndimeve të lehta, asnjëri prej policëve nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.

Burimet më tej kanë shtuar se pas këtij incidenti, Bozhoviq është ftuar në zyrën e shefit të operativës për rajonin e veriut, Zheljko Bojiq, me ç’rast i është marrë arma zyrtare, por jo edhe Jarediq.

Kp mëson se Uglesha Jarediq është komandant i Njësisë për reagim të shpejtë në veri, dhe ky nuk është incidenti i parë në të cilin ai është përfshirë.

I kontaktua, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Bratislav-Bane Radoviq, nuk e ka pohuar dhe as mohuar incidentin.

“Deri tani nuk më ka ardhur ndonjë raport zyrtar rreth kësaj, andaj nuk mund t’ju them asgjë”, ka thënë shkurt përmes telefonit Radoviq.

Image
Uglesha Jarediq
Image
Bane Bozhoviq
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...