Thyhen xhamat e selisë së SNS-së në veri - Bota Sot
Thyhen xhamat e selisë së SNS-së në veri

Mitrovica

Thyhen xhamat e selisë së SNS-së në veri

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:21
Thyhen xhamat e selisë së SNS-së në veri

Xhamat e selisë së partisë SNS që ndodhet në qendër të veriut të Mitrovicës janë thyer sot në mëngjes pothuajse të gjitha, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i kësaj partie, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq.

“Një grua e sëmurë i ka thyer xhamat, jo vetëm tonat, por të disa lokaleve. E kanë dërguar te mjeku”, ka thënë shkurt Simiq.

Mësohet se xhamat me specifika dhe dimensione të veçanta për këtë seli janë porositur menjëherë në Serbi dhe do të vendosen nesër, ndërsa deri atëherë anëtarët e kësaj partie i kanë rivendosur copëzat e thyera të këtyre xhamave

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...