Kryetarët e komunave në veri të Kosovës japin betimin dhe marrin zyrtarisht detyrat si kryetar

Mitrovica

Kryetarët e komunave në veri të Kosovës japin betimin dhe marrin zyrtarisht detyrat si kryetar

Nga: F. B. Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:04
Mitrovicë

Si njofton “Telegraf” sot betimin e kanë dhënë kryetarët e komunave të veriut (Mitrovicës veri, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq ) Goran Rakiç, Vuçina Jankoviç, Srgjan Vuloviç dhe Zoran Todiç, përcjell “Bota Sot”.

Gazeta mëson se në këto komuna sot janë mbajtur mbledhjet solemne në të cilat kryetarët që fituan në zgjedhje dhanë betimin zyrtarisht filluan mandatin e tyre si rezultat i zgjedhjeve të 19 majit.

Të gjithë  kryetarët e komunave në veri që janë pjesë të Listës Serbe kanë dhënë sot betimin dhe kanë marr postet e tyre.

Rakiç pas mbledhjes solemne ka thënë se “ të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me popullin serb do të merren në konsultim me shtetin e Serbisë dhe presidentin Vuçiq në dobi të popullit serb”.

Ai nënvizoi se është nder, paanshmëri dhe ndërgjegje edhe ndaj Ligjit kryerja e obligimit dhe shfrytëzimi i kompetencave si kryetar i komunës së Mitrovicës Veri dhe sigurimi i kushteve për jetë të qetë të qytetarëve të saj.

Ai ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për besimin duke shtuar se këtë detyrë do ta kryej me ndër ne interes të qytetarëve.

“Kjo është një detyrë dhe obligim i rëndë jo vetëm e tij por e të gjithëve në Kuvend, që të jemi akoma më të mirë në punë dhe të avancojmë jetën e qytetarëve tanë para së gjithave që të jetojnë në paqe dhe të ndihmohen në të gjitha sferat” ka thënë Rakiç.

Në mbledhje janë marr pjesë 14 këshilltar di dhe ministrja e Administratës dhe Pushtetit Lokal Adrijana Hoxhiq, përfaqësues të BE-së dhe KFOR-it.

Rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ janë vërtetuar me 23 maj, ndërsa kjo ishte java e fundit kur duhej që ata të japin betimin.

Si dihet këto zgjedhje janë mbajtur pas dorëheqjeve që bënë kryetarët e këtyre komunave pas vendimit për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat