Bahtiri ka një kërkesë për Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Mitrovica

Bahtiri ka një kërkesë për Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:47
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Presidenti, Hashim Thaçi, si dhe  Qeveria e Kuvendi i Republikës së Kosovës, të ndërmarrin veprimet për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe ilegale.

Ai përmes një postimi në Facebook, se  “Një peticion me rreth 115 nënshkrime nga qytetarët e lagjes “Kroi i Vitakut” nga qyteti i Mitrovicës sot është dorëzuar në zyrën time, me të cilën banorët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me ndërtimin e banesave kolektive të destinuara për pjesëtarët e komunitetit serb”.

Postimi i plotë:

Të ndërprehen ndërtimet ilegale në veri

Një peticion me rreth 115 nënshkrime nga qytetarët e lagjes “Kroi i Vitakut” nga qyteti i Mitrovicës sot është dorëzuar në zyren time, me të cilën banorët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me ndërtimin e banesave kolektive të destinuara për pjesëtarët e komunitetit serb.

Duke u solidarizuar me qytetarët e kësaj lagjeje kërkoj nga Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, të ndërmarrin veprimet e nevojshme duke u bazuar në kompetencat e tyre, për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe ilegale.

Ndërtime të tilla kolektive janë diskriminuese ndaj popullatës shqiptare në atë pjesë të qytetit, duke marrë parasysh edhe faktin që nga pjesa veriore e Mitrovicës janë zhvendosur mbi 15 mijë shqiptarë, ku shumica prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk kanë mundur të kthehen në pronat e tyre.

Në lidhje me këtë shqetësim të qytetarëve të “Kroit të Vitakut”, ne si qeverisje lokale mbështesim shqetësimin e ngritur nga këta banorë duke iu drejtuar organeve kompetente të nivelit qendror për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve. Zëri i ngritur i këtyre qytetarëve i shprehur përmes këtij peticioni duhet të merret parasysh dhe kërkesa të realizohet sa më parë.

AB

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat