OJQ “Mundësia” përmbylli me aktivitet projektin “Promovimi dhe Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në shkollat jo urbane në komunën e Mitrovicës”

Mitrovica

OJQ “Mundësia” përmbylli me aktivitet projektin “Promovimi dhe Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në shkollat jo urbane në komunën e Mitrovicës”

Nga: F.B Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ndër organizatat jo-qeveritare më aktiv jo vetëm në rajonin e Mitrovicës por edhe më gjerë “Mundësia” nga Mitrovica, ka përmbyllur me aktivitet demonstrimi të arritjeve nga nxënësit, raportimi të punës dhe mirënjohje bashkëpunimi në realizimin e këtij projekti.

Në të vërtetë në takimin përmbyllës, të projektit “Promovimi dhe Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në shkollat jo urbane në komunën e Mitrovicës”, implementuar nga OJQ “Mundësia”, menaxhuar nga KEC dhe Forum ZFD përkrahur nga BE kanë marr pjesë drejtori i DKA Iset Beka, drejtorë të shkollave ku është realizuar projekti, përfaqësues nga KEC dhe ZFD, përfaqësues të shoqërisë civile dhe nxënësit që ishin pjesë e projektit.

Takimi është hapur nga drejtoresha e OJQ “Mundësia “ Hasime Tahiri-Hasani e cila ka vlerësuar angazhimin e personelit të shkollave që punuan në këtë projekt, nxënësve, trajnimin, ligjëratat dhe ngritjen e vetëdijës për mbrojtjen e drejtave dhe zgjidhjen e rasteve të ndryshme të bullizmit në shkollat tona rurale.

“Projekti që po përmbyllet sot, mund të konsiderohet shumë i suksesshëm duke nis nga rekomandimet që kanë dal, nga aktivizmi, puna e nxënësve dhe rezultati i arritur në shkollat pjesëmarrëse me ngritjen e këndit të ndërmjetësimit, po ashtu edhe ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e mbrojtjen por edhe tejkalimit të rasteve të bullizmit në shkollat tona” ka thënë drejtoresha Tahiri.

Drejtori i DKA në Mitrovicë Iset Beka ka lavdëruar punën që bënë shoqata ‘Mundësia’ në përgjithësi dhe aktivitetet që ndërlidhen me fushën e arsimit në veçanti, duke nënvizuar punën e mirë të kryer në zonat rurale në përpjekjet për krijimin e ambienteve pa dhunë sikurse edhe në zgjidhjen e çështjeve të konflikteve të ndryshme nga vetë nxënësit. “Në këtë projekt është dëgjuar mendimi dhe fjala e nxënësve dhe është respektuar ai” ka thënë Beka, duke njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me “Mundësinë” edhe në projektin për mbështetjen e vazhdimit të shkollës për vajzat nga zonat e lërgëta rurale.

Ardita Kabashi nga KEC-Kosova ka potencuar punën e mirë që është bërë dhe befasinë për të mirë me nxënësit sikurse edhe faktin se në shkollat rurale ka më pak ngacmime edhe bullizëm se në shkollat e qytetit. “Sa herë isha pjesë e debateve dhe ligjëratave por edhe aktiviteteve tjera janë ndier mirë, pasi kemi marr ide edhe kemi parë në vepër përkushtimin e nxënësve për ambiente shkollore pa dhunë” tha Kabashi duke shpresuar edhe në bashkëpunime tjera me “Mundësinë”.

Fjalë të mira për aktivitetet, pjesëmarrësit, rekomandimet dhe shoqatën “Mundësia” ka thënë edhe përfaqësuesja e Forumit ZFD Vjollca Islami Hajrullahu, që vlerësoi punën e kryer duke shpresuar se angazhimi, ligjëratat edhe rekomandimet do sendërtohen në punën e përditshme në shkollat toan, që është vetëdijesim i nxënësve, personelit por edhe vetë prindërve.

Ndërsa më pas drejtoresha Tahiri-Hasani ka përshkruar disa nga aktivitetet e zhvilluara në xhirimin dhe dokumentarin e përgatitur nga “Pikë-media” në Mitrovicë, ndërkohë që ka shprehur mirënjohje DKA; menaxherëve të shkollave pjesëmarrëse dhe nxënësve që ishin pjesë e projektit.

“Mundësia për 18 vite të ekzistimit punon në fusha të ndryshme me rëndësi në ndërtimin e shoqërisë sonë, projekti i realizuar për mbrojtje të drejtave dhe ambienteve pa dhunë, sikurse edhe zgjidhjen e këtyre rasteve nuk do jetë i fundit në fushën e arsimit, pasi po planifikohet projekti i radhës i mbështetjes së vajzave të zonave rurale së bashku me drejtorinë e Arsimit ë Mitrovicës që po ashtu do mbështes angazhimin që asnjë vajzë mos të ndalet nga shkolla për mungesë të kushteve.

Në fund për kontributin dhe mbështetjen në këtë projekt janë shpërblyer me mirënjohje donatorët ( Ardita Kabashi KEC – Kosova dhe Vjollca Islami Forumi ZFD), drejtori i DKA Iset Beka, drejtorët e shkollave nga Bajgora, Gushavci, Zhabari e Kosohtova si dhe portali mitrovicatoppress.

 

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat