Zëvendësi i Rakiqit, kryetar i Mitrovicës në sistemin e Serbisë - Bota Sot
Zëvendësi i Rakiqit, kryetar i Mitrovicës në sistemin e Serbisë

Mitrovica

Zëvendësi i Rakiqit, kryetar i Mitrovicës në sistemin e Serbisë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 00:09
Goran Rakiqi

Goran Rakiqi mbrëmë ka bërë betimin si kryetari i ri – i vjetër – i Mitrovicës.

Njëkohësisht betimin e kanë bërë edhe tre kryetarët e tri komunave të tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës: në Zubin Potok , Leposaviq e Zveçan, përcjell Kossev.

Pas betimit, Rakiqi e ka emëruar zëvendës të vetin Aleksandar Spiriqin, i cili është kryetar i komunës së Mitrovicës në sistemin paralel të Serbisë në Kosovë.

Rakiqi, pas mbledhjes solemne, tha se të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me popullin serb do t’i marrë në konsultë me shtetin Serbisë dhe me presidentin saj Aleksandar Vuçiq.

Në betim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të KFOR-it, ndërsa nuk tregohet se para cilave simbole shtetërore, të Kosovës a të Serbisë, është bërë betimi.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri janë mbajtur më 19 maj.

Në të gjitha komunat veriore me shumicë serbe, kryetarë janë zgjedhur ata që kishin dhënë dorëheqje nga nëntori i vitit të shkuar pas vënies së taksës së Kosovës 100 për qind për mallrat e Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...