Veriu i Mitrovicës, nuk ka ‘katastrofë humanitare’

Mitrovica

Veriu i Mitrovicës, nuk ka ‘katastrofë humanitare’

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:42
Veriu i Mitrovicës, nuk ka ‘katastrofë humanitare’

Përkundër që u paralajmërua se në veri të Kosovës është duke u përgatitur një krizë humanitare e cila do niste qysh sot, gjendja në atë pjesë të Kosovës është stabile dhe të gjitha dyqanet janë duke funksionuar.

Se gjendja është stabile në veri të Mitrovicës ka thënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ndonëse paralajmërimin për ‘katastrofën humanitare’ në veri të Kosovës e konsideron si veprim ekonomiko- politik, Hoti  thotë se deri tani nuk ka ndonjë indikacion  që  ndikon në aspektin e sigurisë.

Sipas tij, Policia e Kosovës është e gatshme t’u përgjigjet detyrave të saj në cilëndo situatë.

 Hoti: Nuk kemi vërejtur asnjë element të çfarëdo forme që do çonte deri në cenim të sigurisë në veri

 "Janë veprime të karakterit ekonomiko-politik nuk janë çështje të karakterit të rendit publik së paku deri në këtë fazë. Policia e Kosovës së paku deri tash nuk ka vërejtur elemente të nivelit të tillë të cilat në çfarë do lloj forme kishin me u shndërruar ose me reflektua në aspektin e sigurisë. Ajo që është më e rëndësishmja për ne si Polici e Kosovës është që nuk keni raste të çfarëdo lloj natyre të cilat në çfarëdo lloj natyre kishin me e cenua këtë siguri e cila është e pranishme momentalisht. Të gjitha veprimet policore janë të orientuara drejt ofrimit të shërbimeve më të mira të mundshme qytetarëve dhe nga aspekti i sigurisë ne nuk kemi vërejtur asnjë element i cili në çfarëdo lloj forme kish me e cenua këtë siguri", tha Hoti.

Lidhur me paralajmërimin e krizës humanitare në veri, politologu Musa Preteni e sheh vetëm si një mekanizëm që po përdoret nga Serbia për të rritur presionin ndërkombëtar ndaj Kosovës për të hequr taksën.

Preteni:  Simulimi i krizës humanitare në veri mekanizmi i radhës i Serbisë për të rritur presionin ndaj Kosovës për të hequr taksën

 "Konsideroj se simulimi i një krize humanitare në veri të Kosovës është një mekanizëm i radhës që përdoret prej Serbisë që përmes njerëzve të saj që akoma i ka në veri aktiv dhe të cilët financohen direkt nga Beogradi njëjtë  konsideroj se është një mekanizëm shtesë në kuadër të shumë mekanizmave që ka përdorur tani për të rritur presion dhe për të dramatizuar situatën në mënyrë që të hiqet taksa nga Kosova që konsideroj se është vendimi i parë sovran i Kosovës i cili e ka afektuar për brenda Serbinë.... Efektet politike të cilat janë arritur përmes taksës kanë bërë që edhe Serbia me i rrit mekanizmat e saj dhe format e presionit në mënyrë që ta bind bashkësinë ndërkombëtare që të reflektoj dhe të rrit presionin tek institucionet e Kosovës që të largojnë përfundimisht taksën”, tha Preteni.

Edhe pse vendimin për vendosjen e tarifës ndaj produkteve serb e konsideron të duhur, Preteni thotë se politika e Serbisë është duke e përdorur popullatën civile serbe që jetojnë në Kosovë për të bërë presion tek bashkësia ndërkombëtare.

Sipas politologu  derisa nuk ka veprime konkrete informacioni se do të ndodh një katastrofë humanitare në veri të Kosovës, është vetëm një balancë provues.

Ai beson se bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës tashmë veç e kanë kuptuar që në veri të Kosovës nuk mund të ketë një krizë humanitare.

Preteni: Derisa nuk ka veprime konkrete mund të shihet vetëm si një provokim

“Përderisa nuk ka veprime konkrete mund të shihet me dyshim edhe rrjedhja e këtij informacioni faktikisht prej veriut të Kosovës, mund të jetë vetëm një balancë provues kështu për të parë se si do të reagohet edhe nga institucionet e Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe pastaj në bazë te reflektimeve që vinë në bazë të këtij informacioni mund të ketë apo mos ketë veprime konkrete, mirëpo derisa nuk i kemi parë veprimet konkrete dyshimet janë të tilla por në rast se ka veprime konkrete konsideroj se bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës tashmë veç e kanë kuptuar që në veri të Kosovës nuk mund të ketë një krizë humanitare, mirëpo vetëm mund të ketë një simulim të tillë të një krize humanitare, por konsideroj se edhe bashkësia ndërkombëtare i ka kuptuar lojërat e Serbisë në këtë pjesë të Kosovës", u shpreh ai.

Ndaj këtij plani ka reaguar ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili përmes rrjetit social Facebook ka ftuar kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët që të mos bien pre e këtyre provokimeve.

Për katastrofën humanitare në veri ditë më parë ka raportuar KosovaPress, ku përmes burimeve të saj, kishte mësuar se personat e angazhuar përgjegjës për një organizim të tillë janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq etj, të gjithë këta njerëz shumë të besueshëm të kapos së krimit në atë pjesë, Millan Radojçiqit. Po ashtu, kishte raportuar se ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat