Përleshje në mes të disa të rinjve në Mitrovicë

Mitrovica

Përleshje në mes të disa të rinjve në Mitrovicë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin e Mitrovicës, në të cilën janë përfshirë disa të rinj.

Siç shihet në videon e siguruar nga KosovaPress-i, Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me këtë rast.

Por i kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje çasti dhe se nuk ka të lënduar.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje çasti në mes disa të rinjve dhe nuk ka të lënduar”, tha Zahiti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat