Ministria përgënjeshtron Serbinë: Në veri nuk janë mbyllur barnatoret dhe nuk ka mungesë të barnave

Mitrovica

Ministria përgënjeshtron Serbinë: Në veri nuk janë mbyllur barnatoret dhe nuk ka mungesë të barnave

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:53
Ministria e Shëndetësisë

Kjo po del të jetë si pjesë e një inskenimi nga ana e Serbisë se kinse në veriun e Kosovës ka mungesë të ushqimeve dhe të barnave.

Veriu i Kosovës në mediat serbe po paraqitet buzë një krize humanitare gjë e cila është mohuar nga të gjitha institucionet e Kosovës, derisa kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka prova për inskenimin e kësaj propagande.

Nga kjo ministri e Shëndetësisë janë shprehur se nuk është mbyllur asnjë barnatore në veri nga Inspektoriati Farmaceutik.

“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Inspektorati Farmaceutik (IF), nuk ka ndërmarrë së fundmi asnjë lloj procedure të inspektimit të barnatoreve dhe apo pikave shitëse të barnave në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, rrjedhimisht, IF, nuk ka mbyllur asnjë nga këto subjekte që operojnë në treg në këto komuna”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të ministrisë së Shëndetësisë.

Më tutje, ata kanë shtuar se në pjesën veriore të Kosovës gjenden dy depo të licencuara farmaceutike të cilat operojë sipas ligjeve të Kosovës ku qytetarët mund të furnizohen me barna.

“Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët e komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, se në territorin e tyre gjenden dy (2) depo të licencuara farmaceutike të cilat operojnë në bazë të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi në Republikën e Kosovës nga ku ata mund të furnizohen me barna që kanë nevojë. Qytetarët e këtyre komunave janë shtetas të barabartë në Republikën e Kosovës dhe ata mund të furnizohen në cilëndo pjesë të vendit ku operojnë subjekte të qarkullimit me produkte farmaceutike”, thanë nga zyra për media e MSH-së.

Gjithashtu kjo ministri u ka bërë thirrje për bashkëpunim të gjitha subjekteve – personave fizik dhe juridik që operojnë ose dëshirojnë të opërojnë në tregun farmaceutik në komunat veriore.

Gjithashtu, në përgjigje thuhet se Ministria e Shëndetëisisë me institucionet vartëse të saj, duke u bazuar në mandatin dhe obligimet ligjore, do të veprojë mbi bazën e parimit të barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit të qytetarëve në marrjen e kujdesit të duhur shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë së bashku me institucionet tjera përgjegjëse kërkon bashkëpunim me të gjithë subjektet – persona fizik dhe juridik që operojnë ose dëshirojnë të operojnë në tregun farmaceutik në komunat: Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut dhe shprehë përkushtimin për të trajtuar me prioritet cdo kërkesë ose aplikim për pajisje me dokumentacion të rregullt për funksionim normal në suaza të legjislacionit në fuqi duke siguruar kështu furnizim por edhe standarde të domosdoshme të sigurisë në procesin e furnizimit me barna për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në këto komuna.

Territori i komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut si dhe qytetarët që jetojnë në atë pjesë janë të barabartë para ligjit dhe Ministria e Shëndetësisë me institucionet vartëse të saj, duke u bazuar në mandatin dhe obligimet ligjore, do të veprojë mbi bazën e parimit të barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit të qytetarëve në marrjen e kujdesit të duhur shëndetësor”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu, burime të lajmi kanë treguar se në Kosovë nga rreth 3700 produkte të barnave të regjistruara në Kosovë, vetëm 3 ose 4 për qind janë produkte nga Serbia ose nga qindra prodhues të cilët i kanë të regjistruara barnat e tyre në Kosovë vetëm tre janë nga Serbia, dhe nga ata tre dy janë kompani ndërkombëtare (Stada – Gjermani dhe Actavis Islandë).

Madje edhe ato pak barna të cilat vijnë nga Serbia kanë zëvendësim tjetër në Kosovë. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat