Komuna e Mitrovicës dhe IADK-ja vazhdojnë të mbështesin fermerët

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës dhe IADK-ja vazhdojnë të mbështesin fermerët

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 14:45
Komuna e Mitrovicës dhe IADK-ja

Bazuar në marrëveshjen për bashkëpunim në mes Komunës së Mitrovicës dhe Organizatës “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK),  për bashkëfinancimin  e projekteve në investimet direkt në sektorin e bujqësisë, sot janë nënshkruar kontratat në mes të fermerëve të Mitrovicës dhe këtyre dy akterëve.

Përfitues të këtij projekti janë gjithsej 5 fermerë të cilët kanë përfituar pajisje për bletari dhe trajnime profesionale në blegtori. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 10,000 euro, me ç’rast komuna ka participuar me 20 %, IADK-ja 66% ndërsa fermeri 14%.

Me këtë rast, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, tha se projektet e tilla janë shumë të rëndësishme për komunën tonë sepse ndikojnë drejtpërdrejtë në mbështetjen e fermerëve të cilët janë në rritje sa i përket kapaciteteve prodhuese në të gjitha fushat.

Po ashtu ai falënderoi IADK-në për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fermerët e Mitrovicës, me ç’rast theksoj se ky bashkëpunim i  ndërsjellët do të vazhdon edhe  në të ardhmen , pasi që falë IADK-së në komunën e Mitrovicës janë realizuar  shumë projekte të rëndësishme të cilat kanë  ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve në ekonomit bujqësore dhe  shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Në fund drejtori Sadiku së bashku me përfaqësuesit e IADK-së kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve për bletari të fermerëve përfitues. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat