Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, që të respektoj lejen që iu ka dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, edhe përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka edhe për qytetarët serb, “që të mos i dëgjojnë propagandat e qarqeve të caktuara serbe, sepse ato nuk kanë për qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe integrimin në një shoqëri me vlera evropiane”.
Postimi i plotë:
Kërkoj nga zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, që të respektoj lejen që iu ka dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.
Po ashtu kërkoj nga gjithë qytetarët e komunave në veri të Kosovës, që të mos i dëgjojnë propagandat e qarqeve të caktuara serbe, sepse ato nuk kanë për qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe integrimin në një shoqëri me vlera evropiane.
Në të kundërtën institucionet e Republikës së Kosovës duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, sepse nuk mund lejojmë askush ta nëpërkëmb shtetin e Kosovës.
AB