Në veri bllokadë totale, Qeveria dërgon produkte ushqimore

Mitrovica

Në veri bllokadë totale, Qeveria dërgon produkte ushqimore

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 17:49
Në veri bllokadë totale, Qeveria dërgon produkte ushqimore

Në pjesën veriore sot nuk është hapur asnjë barnatore, furrë e as ndonjë biznes tjetër.

Për këtë ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Endrit Shala, ka qëndruar sot në Mitrovicë për të parë nga afër hapjen e disa pikave shitëse mobile në komunat veriore të Kosovës.

Shala tha se për këtë vendim të Qeverisë janë njoftuar edhe kryetarët e komunave të veriut.

 “Sot Qeveria e Kosovës dhe MTI në bashkëpunim me MPB dhe institucionet tjera të Kosovës në përkrahje të bizneseve tona që merren me shitje të produkteve ushqimore në Kosovë kemi organizuar një veprim me të cilin do u mundësojmë qytetarëve në veri të Kosovës që të kenë mundësi të furnizohen me produkte ushqimore për nevojat e tyre”, tha Shala.

“…Kjo pas atij presioni, pas të gjithë atyre ndikimeve që Serbia me politikën shoviniste kanë ndikuar që në pjesën e veriut qytetarët tanë që jetojnë atje të mos kenë mundësi të furnizohen me produkte ushqimore sepse i kanë detyruar të gjitha pikat shitëse në atë pjesë të i mbyllin ato pika shitëse ku qytetarët janë furnizuar”, tha ai.

Ndryshe sot në veriun e Kosovës janë mbyllut të gjitha dyqanet kjo si shenjë proteste për vendosjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat