Bllokadë totale në veri, serbët nuk guxojnë të blejnë mallra të Kosovës - Bota Sot
Bllokadë totale në veri, serbët nuk guxojnë të blejnë mallra të Kosovës

Mitrovica

Bllokadë totale në veri, serbët nuk guxojnë të blejnë mallra të Kosovës

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:53
Ilustrim

Të dalësh në veri të Mitrovicës sot të lë përshtypjen që është ditë e diel.

Rrugët janë të qeta me pak njerëz që lëvizin. Edhe sot, atje ka vazhduar bojkoti, duke mos hapur asnjë lokal, as ata elementarë, në shenjë proteste për taksën 100 përqind që Qeveria e Kosovës i ka vënë mallrave nga Serbia. Ata pak qytetarë që lëviznin, prapa kamerave i kanë thënë KosovaPress-it se krejt kjo gjendje është politike, për të cilën më as nuk po duan të flasin.

Ata kanë thënë që nuk blejnë produkte të shqiptarët, dhe se janë furnizuar me gjëra elementare kur kanë marrë vesh se do të mbyllen të gjitha dyqanet. Në veri po synohet të paraqitet një gjendje jo e mirë për qytetarët, përmes asaj që po e quajn "krizë humanitare", duke provuar të thuhet që nuk kanë më me çka të furnizohen, pas ndalesës që po u bëhët mallërve nga Serbia.

Dje, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me bizneset kosovare ka derguar kamionë me gjësende në veri. Ministria e Tregtisë ka deklaruar se do të ketë pika shitëse në veri, ku qytetarët serb do të mund të furnizohen me gjërat elementare. Por, pikat shitëse kanë qëndruar të hapura në veri sot vetëm tre orë.

Nga Ministria eTregtisë dhe Industrisë kanë deklaruar se edhe sot në tri komunat e veriut kanë dërguar tri pika shitëse mobile me mallra ushqimore.

Zyrtari për media në këtë Ministri Elhami Ismajli ka thënë se qytetarët e kësaj ane janë furnizuar me ushqime nga këto pika shitëse.

“Edhe sot Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me bizneset vendore, kanë dërguar tri pika shitëse mobile, me mallra ushqimore në veri të vendit, për të iu ofruar qytetarëve të Republikës së Kosovës, mundësi t’i blejnë produktet esenciale. Pikat shitëse mobile, kanë qëndruar në tri komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut, ku qytetarët e asaj ane, janë furnizuar me artikuj ushqimor. Aksioni do të vazhdojë derisa të jetë e nevojshme, në zbatim të obligimeve tona shtetërore për ofrimin e kushteve për blerje të produkteve të ndryshme edhe në veri si në të gjithë tregun e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ismajli nëpërmjet postës elektronike pa treguar arsyet pse sot pikat shitëse kanë qëndruar vetëm tri orë në veri.

E politologu Musa Preteni konsideron që vendimi i Qeverisë se Kosovës për të sjellë produkte ushqimore, dhe të tjera të nevojshme për qytetarët serb në veri të vendit, është përgjigja më e mirë.

Preteni: Qeveria është përgjigjur në mënyrën më të mirë

 "Ky vendim është kundërpërgjigja më e mirë por në të njëjtën kohë ky vendim i Qeverisë së Kosovës shpërfaq një element tjetër që lufta, nëse mundemi me quajt kështu, në pjesën veriore të Kosovës ka kaluar nga një luftë me mekanizma të tjerë në mekanizma politik dhe ekonomik. Derisa Serbia shfrytëzon kontrollin dhe presionin e madh mbi serbët e veriut të cilët i ka kontrolluar tash e 20 vjet, Qeveria e Kosovës ndaj këtij vendimi është përgjigjur në mënyrën më të duhur përmes një vendimi me mjete politike ekonomike, në mënyrë që të tejkalohet edhe kjo situatë, dhe çka është më e rëndësishmja të shpërfaqet fytyra e vërtetë në ketë rast e Serbisë për të dëshmuar se ajo çfarë po ndodh në veri të Kosovës është komplet një inskenim sepse nuk ka të bëjë me realitetin por është vetëm një masë shtesë për të rrit presionin te bashkësia ndërkombëtare dhe rrjedhimisht përmes bashkësisë ndërkombëtare institucionet e Kosovës për të larguar taksën", thotë ai.

 Sipas tij, pas këtij vendimi Beogradi do të shtojë presionin ndaj serbëve në veri, qe mos t'i blejnë mallrat që i ka vendosur në dispozicion Qeveria e Kosovës.

Preteni: Serbia do të bëjë presion ndaj banorëve për mos të blerë mallra të Kosovës

 "Ky vendim është jashtëzakonisht e dyshimtë nëse do të realizohet në formën si është planifikuar. Nuk e dimë nëse serbët do të blejnë artikuj qe janë në këto pika shitëse për arsye se Serbia do të shtojë presionin e të gjitha formave mbi serbët në këtë pjesë të Kosovës", thotë ai.

 Gjendje e njëjtë me veri ishte edhe ditën e djeshme, ku të gjitha lokalet ishin nën dry. Rreth situatës në veri është përgjigjur sot edhe kryeministra i Kosovës Ramush Haradinaj.

Të ashtuquajturën krizë humanitare, Haradinaj e ka quajtur skenar primitiv i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq si ideator i gjithë kësaj.

Haradinaj:  Është vazhdim i përpjekjeve që me nda Kosovën

"Ne kemi mbërri me kohë me tregu këtë skenar. Është vazhdim i përpjekjeve që në tavolinë me nda Kosovën. Asgjë nuk është e rastësishme. Ne do të mundohem që të informojmë serbët e veriut që Kosova iu del në ndihmë", ka thënë ai pas mbledhjes së Qeverisë.

 KosovaPress kishte raportuar se serbët po planifikojnë një  "krizë humanitare", ku qytetarët nuk kanë me çka të jetojnë. Krejt kjo vjen në shenjë proteste ndaj taksës qe Kosova i vendosi mallrave të Serbisë, pas fushatave që kjo e fundit i bëri në dëmtimin e Kosovës në politikë të jashtme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...