Nuk është burg, kjo është Pediatria e Mitrovicës

Mitrovica

Nuk është burg, kjo është Pediatria e Mitrovicës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:20
Mitrovicë

Se shëndetësia nuk është në gjendje të mirë e tregon edhe Klinika e Pediatrisë në qytetin e Mitrovicës.

Dhoma ku kontrollohen fëmijët mitrovicas fare nuk ngjan me spital, por pamja e zverdhuar dhe e errët më shumë ngjan në një burg.

Por, fatkeqësisht në një dhomë të tillë kontrollohen fëmijët mitrovicas dhe, siç shihet, kjo bëhet në kushte aspak të mira.

Dëshmitarët tregojnë se në këtë vend kryhen të gjitha tretmanet për fëmijë, madje edhe problemet nga frymëmarrja.

Së fundmi, as klimat nuk janë në funksion, duke sjell kështu një ajër të dëmshëm.

Image

Vlen të theksohet se Pediatria ka ngelur në objektin e Shtëpisë së Shëndetit në qendër të qytetit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat