Vihet gurthemeli i xhamisë që u kundërshtua nga disa banorë, besojnë se po bëhet shpëlarje e parave - Bota Sot
Vihet gurthemeli i xhamisë që u kundërshtua nga disa banorë, besojnë se po bëhet shpëlarje e parave

Mitrovica

Vihet gurthemeli i xhamisë që u kundërshtua nga disa banorë, besojnë se po bëhet shpëlarje e parave

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:23
ilustrim

Vënia e gurthemelit të ndërtimin të një xhamie gjatë në lagjen e Sylanëve të Mitrovicës i ka ndarë banorët e kësaj lagje. Ata kanë mendime të ndryshme se a duhet ose jo, të ndërtohen xhamia afër shtëpive të tyre.

Banorja, Feride Ajvazi për KosovaPress thotë e bindur se kjo xhami duhet të ndërtohet. Kurse për arsyet se pse po kundërshtohet, u shpreh se njëra nga arsyet mund të jetë afërsia me shtëpitë në lagje.

Ajvazi: Nuk jemi kundër kësaj xhamie

“Shtëpi e zotit është unë falna, po more pse jo. Dikush çka di unë, sigurisht. Nuk jemi kundër kësaj xhamie, shtëpi e zotit është. Nuk e di kush është duke kundërshtuar”, thotë Ajvazi.

Duke mos pranuar të flasin para kamerës për ndërtimin e xhamisë u shprehën dhe disa banorë të tjerë.

Por, për dallim nga ta, njëri nga banorët e kësaj lagje jashtë kamerës se KosovaPress-it adresoi akuza se ndërtimi i kësaj xhamie po bëhet për shkak të shpëlarjes së parave dhe për këtë e fajëson njërin nga iniciuesit e ndërtimit të xhamisë, Gazmend Mehmeti.

KosovaPress ishte te shtëpia e Mehmetit, por askush nuk ishte i pranishëm për t’u deklaruar për këtë çështje.

Ndërkaq, për KosovaPress gjitha akuzat për manipulim të ndërtimit të kësaj xhamie i ka mohuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai përmes thotë se asgjë nuk ka të dyshimtë për ndërtimin e xhamisë dhe po thuajse gjithë lagjja është për ndërtimin e saj.

“Nuk ka asgjë të vërtet aty, është vetëm një pakicë e vogël që po e kundërshton, pasi e gjithë lagjja është për ndërtimin e xhamisë”, thotë kryetari Bahtiri.

Kurse nga ana e Bashkësisë Islame përkundër përpjekjeve nuk kishin qasje asnjë përfaqësues i tyre.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri së bashku me përfaqësues të Bashkësisë Islame kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të kësaj xhamie. Para kësaj, një pjesë e banorëve patën protestuar duke kërkuar shkolla dhe jo xhami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...