“Trepça” në veri vë në shitje zinkun për 8 milionë euro

Mitrovica

“Trepça” në veri vë në shitje zinkun për 8 milionë euro

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:13
ilustrim

Menaxhmenti serb i “Trepçës” në veri, që punon, prodhon e shet ndaras nga “Trepça” në jug, ka vënë në shitje koncentratin e zinkut që prodhohet brenda kësaj ndërmarrje ekonomike.

Zinku që do të shitet është nxjerrë nga dy miniera.

Në dosjen e tenderit është bërë e ditur se koncentrati i zinkut është nxjerrë nga miniera e Bellobërdës dhe Cërnacit, ndërsa është përpunuar në fabrikën e Flotacionit të Leposaviçit.

Në përshkrimin e tenderit bëhet e ditur se vlera e zinkut që do të shitet është afro 10,000.00 ton.

 “Trepça mban të drejtën për të negociuar me ofertuesin më të lartë”, thuhet në tenderin e publikuar.

Në dosjen e tenderit për shitjen e zinkut është kërkuar që oferta të bëhet në dollarë, bazuar në bursën “London Metal Exchange’.

Vlera e parashikuar e kontratës është 8,005,680.00 euro apo në dollar 9,000,00,00 $.

Në dosjen e tenderit thuhet se ofertuesit e interesuar me shpenzime të veta, mund të marrin mostra nga prodhimi aktual.

Ndërsa, është bërë e ditur edhe përbërja e elementeve afërsisht 10 mijë ton zink.

Përmbajtja mesatare e pritshme për Zn në një koncentrat zinku është 48%.

Data e përgatitjes së dosjes së tenderit është 5 korrik, ndërsa ky tender është valid për një periudhë prej [90] ditë nga data e fundit e dorëzimit të tenderit.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat