Aktakuzë për rrëmbim dhe kanosje ndaj dy personave në Mitrovicë - Bota Sot
Aktakuzë për rrëmbim dhe kanosje ndaj dy personave në Mitrovicë

Mitrovica

Aktakuzë për rrëmbim dhe kanosje ndaj dy personave në Mitrovicë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve G.G. dhe L.O., në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve“ si dhe “Kanosje”.

Të pandehurit G.G. dhe L.O., më 24 shkurt 2019, në fshatin Llaushë të Skenderajt, me përdorimin e forcës dhe të kanosjes duke përdorur armën, e kanë marrë dhe mbajtur viktimën M.G., me qëllim që të mos e lirojnë para se i njëjti t’u ofrojë të pandehurve dobi pasurore.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Po ashtu, i pandehuri G.G., ka pasur në posedim armën e tipit “Skorpion”, dhe me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”. 

Ndërkaq, i pandehuri L.O., më 25 shkurt 2019, e ka thirrur dhe kërcënuar seriozisht viktimën M.G, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”. 

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...