Agim Bahtiri reagon ashpër ndaj arrestimit të Gazmend Morinës - Bota Sot
Agim Bahtiri reagon ashpër ndaj arrestimit të Gazmend Morinës

Mitrovica

Agim Bahtiri reagon ashpër ndaj arrestimit të Gazmend Morinës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:29
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka reaguar ashpër kundër arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina.

Ai ka bërë të ditur për kp se dyshon që arrestimi ndaj Morinës është me prapavijë politike.

"Apeloj tek organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre pa u ndikuar nga politika dhe nga interesat e caktuara partiake", ka thënë Bahtiri dhe ka shtuar se kjo mund të jetë hakmarrje politike ndaj Morinës.

Ndryshe kryeshefi i ndërmarrjes së pastrimit në Mitrovicës, Gazmend Morina, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...