Avokati i Gazmend Morinës thotë se arrestimi i klientit të tij ka prapavijë politike - Bota Sot
Avokati i Gazmend Morinës thotë se arrestimi i klientit të tij ka prapavijë politike

Mitrovica

Avokati i Gazmend Morinës thotë se arrestimi i klientit të tij ka prapavijë politike

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 21:14
Musa Damati, avokat mbrojtës i Gazmend Morinës

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Mirëpo, avokati mbrojtës i Gazmend Morinës, Musa Damati ka thënë se arrestimi ka prapavijë politike dhe se lidhet me denoncimet e fundit që klienti i tij i ka bërë për disa keqpërdorime në KRM “Uniteti”.

“Klienti im kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes publike “Uniteti” z. Gazmend Morina është ndaluar në mbajtje për 48 orë pas intervistimit në zyrat qendrore të Policisë së Kosovës, dhe konsiderojmë se ky rast është me prapavijë politike dhe e ka si intence kryesore atakimin e punës së klientit tim kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes e cila ndërlidhet me denoncimin e keqpërdorimeve të bëra nga z. Morina ditë më parë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Gazmend Morina para një javë ka bërë dy kallëzime penale në Prokurorinë Themelorë të Mitrovicës.

Ai ka thënë se ka evidentuar se zyrtar të KRM “Uniteti” kanë dëmtuar kompaninë me kontrata të dëmshme.

“Në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv më datë 26.07.2019 kam bërë dy kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, pasi që kam evidentuar se zyrtar të KRM “UNITETIT” para marrjes së detyrës nga unë, e kanë dëmtuar këtë kompani publike duke lidhur kontratë të dëmshme në vlerë rreth 10 mijë euro dhe duke nënshkruar fatura pa autorizim në vlerë rreth 10 mijë euro”, kishte njoftuar Morina.

Gjithashtu ai kishte thënë se ka gjetur edhe punësime të kundërligjshme të cilat personat zyrtar i kanë bërë duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

Ai ka thënë se  ka evidentuar se janë bërë mbi 50 punësime me kontrata të rregullta pa përfillur procedurën e konkursit publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...