Punëkryesi, fajtor për vdekjen e 28-vjeçarit në Mitrovicë

Mitrovica

Punëkryesi, fajtor për vdekjen e 28-vjeçarit në Mitrovicë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 21:09
Visar Behrami

Për më shumë se gjashtë orë kishte qëndruar në gërmadhat e hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

E pasojat e këtij aksidenti të 22 prillit, ishin vdekjeprurëse për 28-vjeçarin, Visar Behrami, i cili po punonte në atë objekt, kur ndodhi edhe shembja.

Ndërkohë, pos Policisë e Prokurorisë, me këtë rast është marrë edhe Inspektorati i Punës.

E të gjeturat e këtij organi, tregojnë se në këtë punishte, nuk kishte kushte të sigurisë në punë.

Raporti i Inspektoratit të Punës nuk ka përfunduar tërësisht.

Megjithatë ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit në këtë institucion, Valon Leci, tregon mangësitë procedurale nga ana e punëkryesit.

E tëra që kishin pasur kontraktori dhe nënkontraktoi kishte qenë një marrëveshje verbale, por asgjë që do të prodhonte efekt juridik.

E gjithë këto të dhëna drejtojnë gishtin kah punëkryesi.

Ai nuk kishte marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, nuk kishte projekt për vlerësimin e riskut për punë, e madje punëkryesi kishte angazhuar persona fizikë të cilët nuk kishin asnjë lloj dokumentacioni që janë personat adekuatë për atë punë.

Krahas Inspektoratit, hetime për këtë rast është duke zhvilluar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Hetimet po vazhdojnë ende, ndërsa për një kohë pronari i objektit dhe punëkryesi kanë qëndruar edhe nën masa të sigurisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat